Site icon Telegrafi

Veprimi i gjyqtarit francez që befasoi të gjithë në momentin kur zhvillohej ndeshja Metz – Brest

Një gjyqtar në Francë ka dhuruar një befasi të këndshme në përballjen në mes të Metz dhe Brest në Championshipin e Francës, në shenjë falënderimi me rastin e pensionimit të tij.

Yohann Rouinsard ishte duke referuar në ndeshjen e tij të fundit, pas 25 viteve karrierë në referim, duke bërë me dije se ai po pensionohet.

Ai kishte premtuar një befasi para se të fillonte ndeshja që Metz e fitoi 1-0 ndaj Brestit dhe e mbajti premtimin e dhënë, duke i befasuar edhe tifozët e pranishëm.

Foto: (The Sun)

Para se të përfundonte ndeshja, gjyqtari e ndali ndeshjen për t’i njoftuar lojtarët rreth vendimit të tij, e që këta të fundit i dhanë një duartrokitje të fuqishme së bashku me tifozët e tyre.

Yohann Rouinsard nxori spërkatësin nga xhepi i tij duke shënuar në fushë “Merci”, që në gjuhën shqipe do të thotë faleminderit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Metz

45-vjeçari u pensionua nga referimi në futboll, ndërsa kishte referuar mbi 600 ndeshje në karrierën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version