Site icon Telegrafi

Veprimet në rastet urgjente

Mr.sc.dr. Isuf Bajrami,
spec. i mjekësisë emergjente

Te veprimet në cilindo rast urgjent qasja juaj është një prej faktorëve kryesor. Duhet të qëndroni të qetë dhe sigurt derisa vlerësoni situatën dhe ndërmerrni masat e nevojshme. Ashtu do të veproni duke qetësuar rrethin dhe do të bindeni se jeni të sigurt në situatën e imponuar, transmeton telegrafi.

Rreziqet
Është shumë me rëndësi që para tentimit të shpëtimit të viktimës edhe vet të mos lëndoheni.
Disa raste janë shumë të rrezikshme, shembull kur i lënduari është ende në kontakt me rrymën elektrike, nëse është afër zjarrit ose në hapësirat të mbushura me avuj helmues.
Në cilëndo situatë duhet të zbatoni masa të caktuara të kujdesit para se të ndërmerrni çfarëdo veprimi.

Rregulla të arta
Me qëllim të parashikimit të veprimeve të domosdoshme për shembull mundë të marrim fatkeqësinë në shtëpi, dhe këto rregulla vlejnë edhe për fatkeqësitë tjera:
• Mos ju ofroni viktimave nëse me këtë e sillni në rrezik jetën tuaj.
• Çdo herë ndihmoni të lënduarin më të rëndë.
• Asnjëherë mos e lëvizni të lënduarin nëse kjo nuk është e domosdoshme, nëse jeta e tij nuk është në rrezik të drejtpërdrejtë.
Me rëndësi është që çdo here të keni parasysh se duhet të udhëhiqeni me logjiken e shëndoshë, të jeni të vetëdijshëm në mundësit tuaja mos tentoni të bëni tepër shumë me qëllim që të mos bëjmë më shumë dëm se dobi.

Në rast të fatkeqësisë është me rëndësi:
• Asnjëherë mos e prekni viktimën e cila është në kontakt me rrymë.
• Çdo herë largoni rrezikun prej viktimës, në raste të caktuara largohuni nga vatra e rrezikut.
• Asnjëherë personin pa vetëdije mos e lëni vetëm.

Veprimet
– Shikoni rreth vetës rreth vetes dhe tentoni të konstatoni se çka ka ndodhur.
– Nëse viktima është pranë vetëdijes, mundet vetë të flasë.
– Kontrolloni se a është mënjanuar çdo rrezik i mëtejmë.
– Ndoshta kërcënohet rreziku që të bie diçka nga lartësia, turjela elektrike mundet ende të jetë e aktivizuar ose në afërsi mundë të ndizet zjarri.
– Nëse janë lënduar disa njerëz, shpejtë vlerësoni cili është lënduar më së rëndi dhe veproni duke respektuar prioritetet.
– Sipas nevojës thirrni ndihmën e shpejtë ose mjekun dhe jepni informata të sakta për fatkeqësinë.

Ndërtesat, uzinat, shtëpitë mund të kaplohen nga zjarri, por zjarret e mëdha kërkojnë një ndërhyrje të ekipeve të specializuara në rendë të parë Zjarrfikësit, Policia dhe Shërbimet Urgjente Mjekësore
Nëse mendoni për kohën e artë, veproni shpejt, në 5 minuta – shpëtoni jetë!

Në çka duhet përqendruar vëmendjen
Kujdes në konstatimin e ecurisë së sëmundjes dhe të gjitha simptomave dhe treguesve të lëndimit të cilët do të ndihmojnë që me rastin e përzgjedhjes së veprimeve të cilat të cilat ndërmerren ndaj të lënduarit:
• Ecuria ose rrjedhja e sëmundjes: pyetni të lënduarin/ose dëshmitarët tjerë si ka ardhur deri te fatkeqësia
• Simptomat: dëgjoni me vëmendje gjithë çka fletë.
• Nëse ndien dhembje, pyetni se ku?
• Nëse nuk mund të lëvizë, për çfarë arsye?
• Indikatorët: me kujdes shikoni nga koka deri te thembra.
• Mund të shihni dhe konstatoni me sa vijon: a merr frymë, a është paraqitur ngjyra blu, a është me vetëdije, a ka gjakderdhje, ekstremitetet a janë deformuar (krahasoni njërën anë të trupit me tjetrën), a ka pasur (puls) dobësi, a ka qen shumë i zbehtë .
• Kontrolloni se a ka viktima në trup ndonjë shenjë të rëndësishme për personelin mjekësor (psh. kartelën për personin i cili vuan nga sëmundja e sheqerit )

Keni parasysh prioritetet
Në të gjitha rastet kur disa persona janë lënduar, më së pari i ofrohet ndihma atij që është më rëndë i lënduar. Duhet pasur kujdes se pacienti që bën më së shumti zhurmë, nuk do të thotë të jetë më së rëndi i lënduar.

Veprimet
– Nëse i lënduari është me vetëdije, menjëherë duhet të sigurohet kalueshmëria e rrugëve respiratore, frymëmarrja dhe puna e zemrës me qëllim të parandalimit të dëmtimeve të përhershme:
A-rruga e frymëmarrjes: sigurimi i kalueshmërisë së rrugës së frymëmarrjes, kalimi përmes gojës, hundës, grykës, trakesë, duhet të jetë vazhdimisht i kalueshëm.
B-frymëmarrja: duhet të vendoset dhe sigurohet.
C-puna e zemrës: duhet të konstatoni se zemra është duke punuar dhe qarkullimi është i kënaqshëm, duhet të ndërpritet çdo gjakderdhje e rëndë dhe të trajtohet shoku.
Nëse të lënduarin duhet lëvizur, frakturat e kockave paraprakisht duhet imobilizuar.
Mos e lëvizni të sëmurin nëse dyshoni në lëndime të shpinës dhe qafës.
Qetësoni të lënduarin dhe veproni sipas rregullave të fatkeqësive.

Thirrni ndihmë!
Nëse nuk jeni të sigurt se në çfarë gjendje është viktima, çdo herë rekomandohet të dërgohet te mjeku.
Automjet i ndihmës së shpejtë duhet të transportojë në spital pas të gjitha lëndimeve të rënda në ambient të hapur dhe të gjitha fatkeqësive të cilat përfshijnë vështirësitë në frymëmarrje, ndërprerjen e punës së zemrës, gjakderdhjet e rënda, humbjen e vetëdijes, djegiet e rënda, ndryshimet e besueshme të kockave (edhe pse i lënduari me frakturë të dorës mundet normalisht të transferohet me automobil), shoku ose helmimi.

Thirrja e shërbimit të ndihmës së shpejtë: e domosdoshme çdo herë të qëndroni pranë të lënduarit dhe lusni dikë të thërras autoambulancën e ndihmës së shpejtë.
Por, nëse mund të shihni vendin nga telefononi, thirrjen mund të bëni edhe vetë duke ju përmbajtur udhëzimeve vijuese.
Nëse dikush tjetër e bën thirrjen, luteni që të kthehet dhe vërtetoni se a është bërë e njëjta.

Veprimet:
• Thirrni 194 dhe kërkoni të dërgohet autoambulanca e ndihmë së shpejtë.
• Shërbimit të ndihmë së shpejtë jepni të dhënat për vendin e saktë të fatkeqësisë (përshkruani pikat orientuese me ndihmën e të cilave vozitësi i ndihmës së shpejtë më lehtë do të gjejë shtëpinë ose sektorin); tregoni se çka ndodhur dhe shkaktarin e vërtet; gjininë dhe moshën e përafërt mandej numrin e të lënduarve; përmasat e lëndimit.
• Me vëmendje dëgjoni mjekun kujdestarë.
• Ai ndoshta do t’ju thotë se çka duhet të bëni derisa pritni ndihmën e shpejtë.
• Mos e lëshoni dëgjuesen para se këtë të bëj mjeku i urgjencës.

Mbani në mend: nëse jeni në dyshim, trajtoni pacientin që ka pasur traumë sikur të kishte lëndim të shtyllës kurrizore.
/Telegrafi/

 

Exit mobile version