Reperi i njohur Gjiko ka pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Yjet Nalt”, i cili është pritur mire nga publiku.
Ndërkohë ai është vazhdimisht i fokusuar në krijimin e hiteve të reja në studion e RedBox, ku bashkë me vëllanë e tij, producentin e njohur Big Bang Beats përkushtohet maksimalisht në punë.
Por, ka raste kur edhe gjatë momenteve të punës në studion e tyre, njëri ndër ta nuk e merr edhe aq seriozisht.
E mesa duket, ky person është Gjiko, ii cili e ‘ngacmon’ herë pas here Big Bang-un duke e shpërqendruar nga puna në studio.
Së fundmi, reperi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet teksa e pengon vëllanë e tij, duke i çuar tek koka një balonë fluturuese, në formën e një peshkaqeni.
Ky veprim i tij, e ka ‘acaruar’ shumë Big Bang-un, i cili më pas i ka kërkuar ta lërë të qetë. /Telegrafi/