Ul ënjtjen
Fillimisht, lajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe qo do të ndihmojë çdo lloj të ënjture në të, shumë më tepër sesa uji i vakët. Fshijeni e thajeni dhe me goditje të lehta të mollëzës së gishtit të unazës vendosni lehtë xhelin e syve, që është qetësues, transmeton Telegrafi.
Hidrato
Lëkura e lodhur duket e pahidratuar, kështu që zbuteni e ushqejeni atë me një krem, shkëlqimi i të cilit do të largojë plogështinë dhe drobitjen. Për një zgjim të fortë të lëkurës së fytyrës, provojeni ta mbani kremin hidratues në frigorifer; ashtu i freskët do të jetë i mrekullueshëm pas netëve të lodhshme.
Mbulo
Edhe pse jeni e lodhur, keni nevojë vetëm për pak energji, sa të mbuloni njollat e kuqe dhe ato të errëta. Filloni me një bazë për makijazh me efekt të lehtë ndriçues e më pas me një korrektor:
* Nën sy
* Në cepin e brendshëm të syve, ngjitur me hundën
* Rreth vrimave të hundës
* Midis vetullave
Kujdesuni ta përhapni lehtë me një sfungjer e të mos krijoni kufij të dukshëm e në fund vendosni edhe pudrën e pasur me minerale, që siguron një mbulim të njëtrajtshëm dhe të lehtë.
Shkëlqe
Pak ngjyrë bën ndryshimin e madh. Vendosni pak nuancë rozë në mollëz a për t’u dhënë gjallëri dhe më pas një prekje menjë shkëlqyes buzësh ngjyrë pink-rozë. Përfundoni me qerpikët dhe një maskara me ngjyrë të thellë ble do t’jua bënte të bardhën e syve më të shndritshme dhe do t’ju jepte një pamje më të këndshëm sesa maskara i zi i zakonshëm.
Vishu, rregullo flokët
Nuk i shpëton dot golfit të zi, por një golf me ngjyrë të çelët e të hapur do t’ju japë një shkëlqim të ngrohtë në fytyrë; do t’ju bëjë të dukeni më e çelur dhe më e qeshur. Për sa i përket flokëve, një bisht i mbledhur lart ose një përdredhje e tyre është shumë më mirë se një kapje poshtë ose çdo lloj lëshimi tjetër, që nuk ju lejon t’ju dalë në pah fytyra. /Telegrafi/