Telegrafi

Veprim i shëmtuar nga babai i Max Verstappen në momentin që Sergio Perez fitoi Çmimin e Madh të Arabisë Saudite

Babai i Max Verstappen, Jos është kritikuar nga tifozët e Formula 1 për veprimet e tij pas përfundimit të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite të dielën. Sergio Perez ishte fituesi i garës, duke hedhur hapin e parë në podium përpara holandezit, megjithëse jo të gjithë në Red Bull ishin të lumtur.

Kamerat kanë kapur reagimin e Jos që qëndronte në mesin e kampit të Red Bull, të cilët ishin të gëzuar për fitoren e shoferit të tyre, por reagimi i tij ishte shumë i ndryshëm nga të gjithë të tjerët.

Tifozët e F1 kanë qenë të shpejtë për të kritikuar ish-pilotin, me reagimin e tij krejtësisht të ndryshëm ndaj njerëzve të tjerë në pozicionin e tij në të kaluarën, duke përfshirë babain e Checos në Çmimin e Madh të Meksikës në vitet e mëparshme.

Lexo po ashtu Red Bulli dominon në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite - Perez i pakapshëm

Duhet të rikthehmi tek situata në Meksikë, te skenat ngazëllyese kur babai i Checos u bë kryefjalë për festën e tij emocionuese me Verstappen dhe djalin e tij pas fitores së holandezit dhe podiumit të Perezit, megjithatë, kur rolet ndryshojnë, Jos as nuk mori mundin për një duartrokitje ose një buzëqeshje.

Pavarësisht ‘gabimit njerëzor’ që çoi në mposhtjen e Verstappen të Lewis Hamilton në xhiron e fundit, babai i tij u pa ende duke uruar Max dhe Jos për suksesin e tyre.

Duket sikur thjesht nuk mund t’i mësosh atij respektin, me shumë fansa që e sulmojnë holandezin për mungesën e mirësjelljes themelore njerëzore me tifozët që e cilësojnë atë si një “model të tmerrshëm”. /Telegrafi/