Nevenka Margeta, 52 vjeç, u rrah brutalisht këtë mëngjes në Split. I gjithë sulmi u filmua nga një kamerë vëzhgimi në brendësi të shtëpie.
Sulmi ndaj gruas fatkeqe ndodhi pak pas orës 7, kur ajo duhej të hapte një restorant, raporton index.hr.
“Burri i kërkoi asaj një gotë ujë, filloi ta ofendonte dhe e goditi në kokë me një shishe. Pasi ajo ra në dysheme, ai filloi ta godiste me duar dhe këmbë”, tha burri i mërzitur.
Gjersa burri i saj, Damir Margeta, një anëtar në pension i Brigadës së IV-të, ofroi një shpërblim për ndonjë informacion në lidhje me autorin.
Ndërkohë, policia ka zbuluar identitetin e sulmuesit, por kërkimet për të vazhdojnë ende. /Telegrafi/