Telegrafi

Veprim për t’u duartrokitur i tifozëve të Juventusit dhe Napolit (Video)

Juventus dhe Napoli do të takohen gjatë ditës së nesërme në kuadër të ligës elitare italiane Serie A.

Konsiderohet si një ndër ndeshjet vendimtare për titullin e kampionit në kampionatin e Italisë.

Natyrisht, që pos rivalitetit në fushën e blertë mes futbollistëve, do të ketë edhe në shkallët e stadiumit.

Tifozët para sfidës së parë kampionale mes Napolit dhe Juventusit (Getty Images)

Por, një video që po qarkullon së fundi në rrjetet sociale ka befasuar shumëkënd në aspektin pozitiv.

Në një prej rrugëve të qytetit të Torinos janë ballafaquar dyja taborët e tifozëve të ekipeve të lartcekura.

Kur gjithkush priste që të ketë kacafytje, përleshje, shkëmbime të grushteve ndodh e kundërta – tifozët e dyja ekipeve fillojnë të përqafohen.

Kjo duket se është bërë me qëllim që të dërgohet një mesazh se çfarë do të ndodh nesër në fushë, nuk duhet të ndikoj në shkallët e stadiumit.

Theksojmë se takimi mes këtyre dyja skuadrave do të startojë në ora 20:45 në Juventus Stadium. /Telegrafi/