Amerikani i paidentifikuar që ndodhej në Alicante të Spanjës, ka dashur t’i mahnisë shokët me aftësitë e tij në hedhje, por ka dështuar keq.
Në vend se të arrijë cakun, që ishte platforma e një statuje të vendosur në liqe, ai është përplasur dhe ka rënë në ujë, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, shihet turisti teksa hidhet nga shkallët dhe qëllon objektin me pjesën e pasme dhe menjëherë bie poshtë.
Miqtë e tij nuk ndalojnë së qeshuri, derisa ai noton dhe del përjashta i lënduar dhe i lagur me gjithë rrobe.
“Sikur të hipte si duhet, ai prapë do të binte në ujë derisa të kthehej prapa. Veprim i pamend, që nuk duhet përsëritur”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/dnsuPhCP6Yo