Manchester City do të përballet me Chelsean më 29 maj në finalen e Ligës së Kampionëve.
Për herë të parë në histori të klubit, Citizens arritë të kualifikohen në finalen e garës më të madhe për klube në Evropë.
Natyrisht se City do të tentojë të fitojë trofeun, derisa pronari Sheikh Mansour ka bërë një veprim fantastik për tifozët.
Ai i ka siguruar përkrahësit e skuadrës së do t’i kenë biletat e paguara, për të shkuar në Portugali.
Estadio do Dragao do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa City dëshiron që të ketë numrin maksimal në stadium.
Katër mijë tifozë për secilën skuadër janë të siguruar dhe Mansour u ka bërë me dije se do u paguajë biletat. /Telegrafi/