Site icon Telegrafi

Veprat penale në Dellçevë shënojnë rënie

Në qytetin e Dellçevës në gjysmën e parë të këtij viti është ulur numri i veprave penale për 78%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri më i madh i këtyre veprave kriminale janë të sferës së krimit të përgjithshëm. Në këtë periudhë është prishur rendi dhe qetësa publike për 23%.

Gjithashtu rritje është shënuar në fatkeqësitë e komunikacionit për 136%, ku janë lënduar 30 persona, ndërkaq është shkaktuar dëm material deri diku i konsiderueshëm./Telegrafi/

Exit mobile version