Në një parking të veturave në afërsi të qytetit gjerman Nirnberg, një burrë në kontejnerët e mbeturinave ka gjetur dy piktura shumë të vlefshme – mbi 350 vite të vjetra.
Auto u gjetën në një pushimore në autostradën A7 në jug të Gjermanisë, ka njoftuar policia e këtij vendi, transmeton Telegrafi.
“Vlerësimet e para të ekspertëve tregojnë se sy pikturat mund të jenë origjinale”. Madje njëra prej tyre mund të jetë “portreti i djaloshit” nga Samuel van Hongstraten, piktor holandez i shekullit të 17-të që njëherit ishte nxënës i Rembrantit.
E piktura e dytë sipas gjitha gjasave “autoportreti i piktorit” nga piktori italian Pietro Belotia, vjen nga koha e njëjtë sikurse piktura e parë.
Autoritetet e sigurisë po mundohen të përcaktojnë se si këto dy vepra arti kanë përfunduar në kontejnerët e mbeturinave.
Policia ka publikuar pikturat në internet, ku përbri tyre ka shkruar: “kush i njeh këto piktura dhe e di si përfunduan në mbeturinat e një parkingu?”. /Telegrafi/
#PolizeiNRW #Köln #Leverkusen: Wertvolle Ölgemälde in Müllcontainer an der A7 in Mittelfranken entdeckt/Fotos – Infos unter https://t.co/2pnX3zs6I8 pic.twitter.com/Fblk5wpQTN
— Polizei NRW K (@polizei_nrw_k) June 18, 2021