Site icon Telegrafi

Veprat e Ibrahim Kodrës ekspozohen në Lugano të Zvicrës

Në nder të 100 vjetorit të lindjes së piktorit të njohur Ibrahim Kodra, në Lugano të Zvicrës është hapur ekspozita me punimet e tij.

Kodra nuk kishte familje. Pikturat dhe paratë qe i kishte krijuar ndër vite i kishte planifikuar të shkojnë për mësimin e artit te fëmijët.

Në 100-vjetorin e lindjes së Kodrës, në Lugano u ekspozuan 41 piktura të Kodrës, që përshkruajnë të gjitha etapat e transformimit të tij artistik – që nga 1944 e deri në moshën e tij të vonë. /KK/

Exit mobile version