Site icon Telegrafi

Vepra e Mulliqit ekspozohet Vjenë

Organizatorët e ekspozitës janë MUMOK dhe Fondacioni Erste Stiftung. Ekspozita do të trajtojë pozitën gjinore në shoqëri në Evropën Lindore prej vitit 1960, duke mbuluar periudhën 30-vjeçare të socializmit shtetëror dhe periudhën e hershme të post-komunizmit.

Ekspozita tenton të demonstrojë se në çfarë mase përfaqësimet vizuale kanë kontribuar në konstituimin e roleve gjinore në shtetet socialiste, si dhe të cekë ndryshimet në identitetet gjinore pas rënies së regjimeve komuniste.

Vepra “Hamalli” (Vaj në pëlhurë, 120×150 cm) e piktorit tonë të mirënjohur, të ndjerit Muslim Mulliqi, është zgjedhur për pjesëmarrje në këtë ekspozitë. Kjo vepër maestrale është realizuar në vitin 1967 dhe është pjesë e fondit të Galerisë së Arteve të Kosovës. /rtk/

Exit mobile version