Nën interpretimin e "Johann Consort" dhe me dirigjim të dirigjentit të mirënjohur Jorge Contreras, vepra e kompozitorit kosovar Memli Kelmendit “Agnus Dei”, do të interpretohet në kuadër të festivalit prestigjioz “Temporada Coral de Primavera”.
Ky interpretim premierë do të bëhet në Santiago de Chile. Memli Kelmendi ka treguar për KultPlus për rëndësinë e kësaj paraqitje në këtë festival.
“Kjo vepër është kërkuar muaj më parë nga unë që tua lejoj interpretimin. Pas pëlqimit nga unë kjo vepër do të interpretohet më 20 tetor, prandaj e ndiej veten shumë të privilegjuar që luhet një vepër e një autori nga Kosova”, ka thënë Kelmendi.