Telegrafi

Vepër humanitare në Çair: Jepet bukë falas për nevojtarët (Foto)

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, në rajonin e Komunës së Çairit është ndërmarrë një aksion humanitar, i cili mund të vlerësohet si i rrallë në vendin tonë.

Afër shkollës së mesme “Cvetan Dimov” në rrugën “Xhon Kenedi” është vendosur bukë falas për skamnorët, të cilët mund të marrin bukë pa asnjë lloj kompensimi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë dhe është pëlqyer fotgrafitë nga ky akt humanitar, ndërsa nuk dihet se kush kanë qenë iniciatorët e ksaj vepre./Telegrafi/