Telegrafi

Venus Williams nuk është fajtore për aksidentin

Venus Williams mund të marrë tashmë frymë lirisht, pasi hetimet për aksidentin rrugor, me pasojë vdekjen e një të moshuari, nuk e kanë nxjerrë fajtore.

Tenistja e njohur amerikane është liruar nga procesi, që e shihte si të pandehur për një ngjarje të ndodhur në 9 qershor të këtij viti, në Palm Beach, që shkaktoi vdekjen e një 78-vjeçari.

Sipas raportit të stiluar nga policia dhe të ekzaminuar nga hetuesit, bëhet fjalë për një aksident tragjik, pasi impakti i makinës së tenistes me mjetin e të ndjerit u bë në kushtet kur nuk ishte shkelur asnjë rregull qarkullimi, shkruan KP.

Imazhet e regjistruara nga kamera e një biznesi në zonën e aksidentit treguan makinën “Tojota Sekuoja” të drejtuar nga Venus Williams, që hyri me semaforin jeshil, por u ndesh me një “Nissan” që kishte hyrë në rrugë jashtë rregullave.

Aksidenti i kushtoi jetën 78-vjeçarit, i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra pas 13 ditësh në spital.