Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, dëshiron të ketë shumë tifozë italianë në ndeshjen kundër Shqipërisë në Palermo.
Azzurrët do të luajnë në mars kundër kombëtares tonë për kualifikimet e Botërorit 2018.
“Dua ta shoh stadiumin të mbushur në Palermo atë ditë”.
“Kur vija në këtë stadium si trajner kisha gjithmonë vështirësi pasi stadiumi ishte mbushur”.
“Ndihma e tifozëve do të jetë e domosdoshme, sepse ne presim ndeshjen më të vështirë të grupit dhe më të rëndësishmen e këtyre dy viteve”.
“Nëse ne nuk e mundim Shqipërinë, do të bëhet shumë e vështirë për ta fituar grupin, edhe nëse e mposhtim Spanjën”
“Palermo ka treguar gjithmonë dashuri të madhe për ekipin kombëtar”, ka thënë Ventura. /Telegrafi/