Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, ka deklaruar se Mario Balotelli, i cili nuk është seleksionuar, duhet të japë “sinjale pozitive”.
“Unë mendoj se ka shumë probleme mes nesh”, deklaroi Ventura në një konference shtypi në Coverciano, qendra stërvitore e seleksionit.
“Nuk dua të flas me të për rolin e tij, por për pjesën tjetër. Mario debaton me të gjithë”, theksoi ai, transmeton Telegrafi.
“Zgjidhjen duhet ta gjejë ai vete. Por tani për tani, ai ka dhënë pak sinjale pozitive”, tha trajneri, ku shoti “Besoj se Balotelli do të ndryshojë”.
Që prej largimit të Antonio Contea, Ventura në repartin e sulmit ka preferuar Andrea Belottin (Torino) dhe Ciro Immobilen (Lazio), duke e parë me rezerva Balotellin.
Këtë sezon me Nice, ai ka shënuar 11 gola ne 19 ndeshje, por nuk ka shënuar që nga fillimi i vitit 2017. /Telegrafi/