Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, ka folur pas fitores ndaj Kombëtares së Shqipërisë me rezultat 0-1 në “Loro Boriçi”.
Tekniku italian e lavdëroi paraqitjen e mirë të vendasve dhe i uroi Christian Panuccit fat në aventurën kuqezi.
“Tre pikët përballë Shqipërisë ishin të rëndësishme, sepse na lejojnë të jemi kokë serie në “play-off”’.
“Muajin e fundit humbëm pak sigurinë, por sot u kthyem në rrugën tonë. Në pjesën e dytë dominuam në fushë, mund të kishim shënuar edhe më tepër, pavarësisht se prej disa gabimeve i dhuruam Shqipërisë raste për shënim”.
“Ishte kënaqësi që luajtëm në një stadium të mbushur me tifozët që u sollën shumë mirë. Shqipëria po punon mirë dhe po paraqitet mirë, edhe pse u lodhën pas minutës së 70-të, ndoshta edhe për meritën tonë”.
“I uroj mikut tim Panuccit të bëjë të njëjtën rrugë si mikut të italianëve, De Biasi. Në shortin e fazës “play-off” nuk kam frikë nga asnjë kundërshtar. Ndërkohë me Spanjën dua të përballem sërish në Botëror”, ka thënë Ventura. /SS/