Telegrafi

Ventilimi atraktiv

Gjithashtu janë në dispozicion edhe variantet e ndryshme në kontekst të ndriçimit. Përveç modelit krejtësisht të zi pa LED dioda të integruara, BitFenix blerësve u ofron edhe modelet me dioda të kaltra, kuqe dhe të bardha. Me të gjitha modelet dërgohet edhe adaptuesi 12V>7V, vidat dhe pykat antivibrues nga goma për instalimin e ventilatorit në shtëpizë.

Kur bëhet fjalë për performancat, BitFenix për modelin 120-milimetrash deklaron shpejtësinë maksimale prej 1,200 rpm, qarkullimin e ajrit prej 95.5 m3/h, presionin statik prej 1.24 mmH20 dhe zhurmën prej 18.9 dB(A). Për krahasim, ventilatori i ri Noctuin me performancat e larta (e me dimensionet e njëjta), NF-F12 PWM ka shpejtësinë maksimale prej 1,500 rpm, rrjedh pak më të ulët të ajrit (93.4 m3/h) dhe presionin statik (2.61 mm H20) dhe nivelin e zhurmës (22.4 dB(A)) dukshëm më lartë.

Nga ana tjetër, ventilatorët e BitFenix janë edhe dukshëm më të lirë duke pasur parasysh se kanë çmimin fillestar prej 8.9 euro. /Telegrafi/