Ventilatori i fizikantit Stephen Hawking, është dhuruar për të ndihmuar pacientët me coronavirus, në të njëjtin spital që u trajtua ai.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ventilatori i vjetër i Hawking u shqyrtua për përdorim nga ekipi i inxhinierisë klinike në Spitalin Royal Papworth në Kembrixh.
Vajza e tij, Lucy Hawking, 50-vjeçe, tha që babai i saj, i cili vdiq në moshën 76-vjeçare në vitin 2018, mori një kujdes të “shkëlqyeshëm” në spital, dhe u bëri thirrje të gjithëve të bëjnë çmos për të ndihmuar Shërbimin e Shëndetit Kombëtar (NHS).
“Royal Papworth ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për babanë tim, pasi e ndihmoi atë në kohëra shumë të vështira”, tha ajo.
“E kuptuam se do të ishte në dobi, dhe kontaktuam me disa nga miqtë tanë të vjetër për t’i pyetur nëse kanë nevojë për ndihmë”, ka shtuar vajza e Hawking. /Telegrafi/