Me rastin e hapjes së saj zyrtare, klubi i natës VENOM, në shenjë solidariteti me familjet e viktimave nga aksidenti tragjik në Kroaci, dhuron përqindje të të hyrave për familjet e prekura nga ky aksident.
Me rastin e hapjes, në një ceremoni zyrtare, VENOM dhe mysafirët prezent, do të mbajnë një minutë heshtje në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, që humbën jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë. Përgjatë mbrëmjes, përqindje e të hyrave dedikohet për familjet e prekura.
“Asgjë nuk mund të plotësoj humbjen e të dashurve të familjeve të prekura dhe as të lehtësoj dhimbjen e tyre në këto ditë zie. Megjithatë, ndjehemi përgjegjës që sado pak të ofrojmë çdo lehtësi dhe ndihmë në kuadër të mundësive tona”, u shpreh z. Alex Duhanaj, pronar i VENOM.
VENOM është klubi më i ri i natës që i shtohet qytetit të Prishtinës, në Magjistralen Prishtinë-Ferizaj km. 5-tē. VENOM sjell një koncept komplet të ri Amerikan në skenën e jetës së natës në Kosovë, me ambiente luksoze, shërbim të klasit të parë, dhe evente unike me qëllimin që të sjellë një frymë të re dhe shumë të nevojshme për qytetarët e vendit, Diasporën, si dhe turistët.