Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se gjendja me pandeminë në vend është tejet serioze dhe se sistemi shëndetësore maksimalisht është i mobilizuar.
Ai deklaroi se shërbimet e ndihmës së shpejtë janë nën trysni të plotë, por shtoi se presin edhe tre automjete si ndihmë nga Kina e që duhet të jenë të mjaftueshme për tani.
“Javën e kaluar kemi rritur kapacitetin për 400-500 testime. Tani i përfshimë edhe testimet e shpejta që bëhen në spitalet”, tha Filipçe.
Filipçe bëri të ditur se tashmë kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal, ndërsa shpërndarja do të bëhet gjatë fundjavës, dhe nga dita e martë do të fillojë vaksinimi.
“Gjendja është mjaft serioze, sistemi shëndetësor është i mobilizuar”, tha Filipçe./Telegrafi/