“Janë ulur çmimet maksimale të 336 ilaçeve gjenerike dhe 222 inovative. Ulja e çmimeve maksimale sjell edhe tek ulja e çmimeve të shitjes me pakicë dhe shumicë. Çmimet e reja do të vlejnë prej 1 prillit”.
Këtë sot në konferencë për shtyp e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se çmimet e ilaçeve do të ulen për 40 deri 50 për qind.
Ai shtoi se me uljen e çmimeve, janë përfshirë të gjitha grupet e ilaçeve nga lista pozitive.
“Kursimet tek ilaçet gjeneruese në nivel vjetor janë 993 mjë euro, ndërsa tek ilaçet inovative është 1.388.600 euro, ose gjithsej 2.381.600 euro”, tha Filipçe./Telegrafi/