Telegrafi

Venko Filipçe nuk dëshiron të flas rreth firmës “AHB LAB Import Eksport” që fitoi tender në vlerë prej 35 milionë euro (Video)

Në një konferencë për shtyp u paraqit Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas akuzave të partive opozitare OBRM-PDUKM dhe Aleanca për Shqiptarët.

Ai tha se gjatë këtyre ditëve janë shpërndarë shumë të pavërteta, spekulime dhe akuza në lidhje me procedurën e tenderëve për furnizimin e reagentëve për institucionet shëndetësore në Republikën e Maqedonisë. Koncepti i centralizimit të laboratorëve shëndetësor është beneficion i madh për qytetarët e Maqedonisë. Ky projekt është model evropian, ku punojmë në përmirësimin sistemin shëndetësor dhe në përafrimin e trendëve evropiane. Koncepti i furnizimeve qendrore mundëson shfrytëzim të mjeteve dhe në këtë drejtim Ministria e Shëndetësisë do të mund t’i kontrollojë dhe t’i parasheh harxhimet për testim, pa dallim se ku bëhen.

Ai tha se tenderi është i madh por se do të shpenzohet më shumë nga paratë e qytetarëve dhe se deri tani ka ardhur vetëm një aplikim deri tani, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai deklaroi se nuk mund të flas për firmën që ka aplikuar për tenderin 3 vjeçar, por tenderi ishte publik, por se me centralizimin e furnizimeve të reagentëve do të shpenzohen para. Gjithashtu, ai tha se procedura afati për evaluim është ende është në procedurë./Telegrafi/