Telegrafi

Venko Filipçe kryetar i ri i LSDM-së

Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të jetë lider i ri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM)

Filipçe, i cili ministër ishte në kohën e Zoran Zaevit, që publikisht janë treguar të afërt edhe jashtë institucioneve shtetërore dhe partiake, vjen në postin e liderit të partisë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën sot në LSDM, që rezultuan pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit.

Filipçe në zgjedhje arriti të mposhtë Jovan Despotovskin dhe Aleksandar Bajdevskin. Që të dy poashtu kanë bartur funksione shtetërore.

Filipçe në paraqitjen e tij të parë pasi u kumtua se ai do të udhëheqë me socialdemokratët tha se nuk ka kohë për festë, duhet të nisim menjëherë me punë e cila do të bazohet në parime, me të cilat është e sigurt se LSDM do të fitojë.

“Tash është koha për ripërtëritjen e LSDM-së dhe për shumë punë. Nuk ka kohë për festim. Vijon periudhë për riorganizim, sipas premtimeve të mija me të cilat jam i sigurt se LSDM-ja do të fitojë”, tha Filipçe./Telegrafi/