Site icon Telegrafi

Venizelos: Propozimi për emrin të mos përkthehet, të jetë për përdorim të gjithanshëm

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos propozon që si zgjidhje për çështjen e emrit të Maqedonisë të jetë një emër i përbërë, me përcaktim gjeografik, në gjuhën maqedonase.

Sipas tij, propozimi duhet të mos përkthehet dhe të shfrytëzohet për përdorim të brendshëm, të jashtëm, ndërkombëtar dhe për përdorim dypalësh, përfshi edhe nga vendet që e kanë njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në prezantimin e veprës “Çështja maqedonase”, ai tha se zgjidhja nuk duhet të jetë e pjesërishme, ose e përkohshme, por e plotë dhe e njëhershme.

Në aspektin juridik, Venizelos kërkon që emri të vuloset me marrëveshje ndërkombëtare, kurse si garancë politike të jetë ndryshimi i Kushtetutës së tanishme të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version