Telegrafi

Venezula dhe Argjentina kërkojnë kalimin në gjysmëfinale, formacionet zyrtare

Copa America këtë edicion ka qenë mjaft interesant me disa sfida befasuese.

Dy skuadrat që mezi kaluan në çerekfinale janë Venezuela dhe Argjentina që do të përballen me njëra tjetrën.

Në stadiumin legjendar Maracana në Rio De Janeiro dy Kombëtaret synojnë fitore për të kaluar në gjysmëfinale, ku do t’i presë organizatori Brazili.

Tanimë trajnerët e dy Kombëtareve kanë publikuar edhe formacionet startuese për këtë takim.

Formacionet zyrtare:

Venezuela: Farinez, Hernandez, Mago, Chancellor, Rosales, Moreno, Murillo, Herrera, Rincon, Machis, Rondon.

Argjentina: Armani, Foyth, Pezzalla, Otamendi, Tagliafico, Acuna, De Paul, Paredes, Messi, Aguero, Martinez. /Telegrafi/