Telegrafi

Venezuelë, e pastreha shqeu macen për ta ngrënë në mes të rrugës (Video)

Kalimtarët në Rio Chico të Venezuelës, janë tmerruar kur e kanë parë një grua të pastrehë, që kishte shqyer një mace dhe po e hante.

Ata janë përpjekur ta ndalojnë, nga frika se mund të infektohet me mishin e papjekur të maces së ngordhur, por ajo ishte e uritur dhe nuk ndalonte, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të shihni vetëm një pjesë të videos, sepse pamjet e tjera janë larguar pasi kanë përmbajtje shumë të rëndë.

Raportohet se ky nuk është rasti i vetëm, pasi venezuelasit po presin kafshë kryesisht endacake për t’i ngrënë, meqë blerja e mishit është e pamundur me pagat e tyre tepër të vogla. /Telegrafi/