Site icon Telegrafi

Venezuelasve të uritur u kërkohet të rrisin dhe të prenë lepuj për mish (Foto)

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro, ka mbështetur ‘planin lepur’ për inkurajimin e banorëve që t’i shohin lepujt si proteina dhe jo si kafshë shtëpiake, në përpjekje që të mënjanohen shkurtesat ushqimore.

Duke pasur parasysh krizën e madhe ekonomike, ngrënien e mishit venezuelasit po e konsiderojnë si një luks të papërballueshëm, transmeton Telegrafi.

Mishi i lepurit është i pasur me proteina dhe nuk ka kolesterol

“Është ide e lirë alternative, për të zëvendësuar mishin. Mos i shikoni si kafshë shtëpiake, por mish që peshon mbi dy kilogramë. Si thonë, shumimi si lepujt”, ka thënë me mahi presidenti Maduro për televizorin shtetëror.

Ky projekt është plan i qeverisë, për të mposhtur krizën ekonomike që ka shkaktuar shkurtime drastike në ushqim dhe barna.

Sipas një hulumtimi të bërë, prej fillimit të vitit rreth 75 për qind e popullsisë kanë humbur nga 7.8 kilogramë, si pasojë ushqyerjes së dobët. /Telegrafi/

Exit mobile version