Venera Visoka është emri më i ri që i ishte bashkuar tregut muzikor shqiptar.
Tashmë këngëtarja që bën karrierë në Gjermani, ku edhe jeton ka sjell këngën më të re.
“Fine”, titullohet kënga e radhës së bukuroshes sonë, të cilën për momentin nuk e ka shoqëruar me video.
Ajo kësaj radhe vjen në bashkëpunim me Shane Nolan, i cili është edhe producent i këngës.
Visoka kishte befasuar jurinë e talent shout gjerman “Voice of Germany”, ndërsa është vajza e ish-anëtarit të grupit Fisnikët, Bedri Visokës.
Ndryshe, Venera ka paralajmëruar edhe këngë të reja që do t’i publikojë gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/