Site icon Telegrafi

Venera Lumani zbulon detaje nga propozimi për fejesë në Spanjë

Lidhja e dashurisë së Venera Lumanit me Lind Islamit nisi që prej kohës kur konkurronin në “The Voice”.

Të dy bashkëjetojnë prej vitesh, por këtë verë, Lindi i propozoi fejesë Venerës gjatë udhëtimit në Spanjë.

Venera ka rrëfyer disa detaje nga ajo ditë (16 qershor), të cilën e konsideron si më të bukurën e jetës.

“Ishte ditë shumë e bukur, unë kisha edhe ditëlindjen atë ditë, mbusha 27 vjeç, por ishte edhe festa e Bajramit dhe u përmbush aq bukur saqë po ndihesha më e lumtura në botë. Unë dhe Lindi e kemi krijuar lidhjen tonë dhe duam ta mbajmë vetëm ne të dy”.

“Edhe një video amatore që kemi bërë duam që ta kemi vetëm për vete. Ishte surprizë, por shumë intime. Thjesht pashë dashurinë e jetës që ishte ulur në gjunjë dhe unë ulem po ashtu në gjunjë, sepse nuk doja që ta shihja ashtu dhe ndodhi e gjithë gjëja.

Ne kemi kohë që bashkëjetojmë, nuk kemi bërë ende plane për martesë, por së shpejti do të bëjmë një darkë fejese me familjet. Do doja të ishin edhe gjyshërit në këtë darkë, ata kanë patur pak probleme me shëndetin dhe unë s’mund ta imagjinoj dot atë darkë pa gjyshërit, sepse ata më kanë rritur”, tha Venera në emisionin “Rudina”.

Exit mobile version