Site icon Telegrafi

Venera Lumani e Faton Macula sjellin versionin e ri të këngës “Hapi sytë e zeza”

Venera Lumani dhe Lind Islami tash e sa ditë po vazhdojnë pushimet përtej oqeanit Atlantik, në SHBA.

Dyshja po shijojnë çdo moment të tyre duke vizituar qytetin e New Yorkut, ku ndër të tjerash kanë takuar edhe fotografin Fadil Berisha.

Ky i fundit ka publikuar disa video të dyshes në llogarinë personale në Instagram teksa performojnë çifti këngë të ndryshme.

E në shoqërim të tyre shihet edhe xhez kitaristi shqiptar, i cili tash e sa vite jeton në Amerikë, Faton Macula.

“Një performancë e bukur. Këngë e vjetër, por me version të ri”, ka shkruar ndër të tjerash Berisha.

Ndryshe, Venera dhe Lindi pritet që gjatë muajve të ardhshëm të vijnë me një këngë të re muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version