Telegrafi

Venera Lumani: Do këndoja edhe maqedonisht

Këngëtarja shqiptare nga Struga e Maqedonisë, thotë se arti nuk njeh kufi dhe se ajo nuk do ta kishte problem të këndonte në asnjë gjuhë të botës.

“Arti nuk njeh limite gjuhësh, kufij apo të tjera si këto. Unë mund të këndoj në secilën gjuhë. Për shembull, para 2-3 javësh kam dëgjuar për herë të parë një këngë kineze dhe më bëri të qaja, pa e kuptuar asnjë fjalë. Pra, varet se si depërton kënga te publiku, a mund të arrij të krijoj një emocion”, ka theksuar bukuroshja për mediat shqiptare. /Telegrafi/