Venera Lumani dhe Lind Islami ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor.
Pavarësisht kësaj, çifti po vazhdon të ndaj me fansat momentet më të veçanta të jetës.
Një prej tyre është edhe rasti kur Lumani dhe Islami janë bërë me shtetësi shqiptare, e cila gjë i ka bërë të lumtur.
“Kjo ishte surpriza e mbrëmjes së djeshme, një letër ku tregon miratimin e dhënies së shtetësisë shqiptare për mua dhe xhanushin. Faleminderit për Ministrinë e Kulturës dhe Ministren”, ka shkruar Lumani në Instagram teksa shihet e shoqëruar me të dashurin Lind Islamin.
Ndryshe, këngëtarja në muajin mars kishte publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në studio teksa incizon këngën e re.
Megjithatë, Venera këtë mesazh e kishte fshirë prej rrjeteve sociale duke mos dhënë asnjë detaj tjetër.
Ndryshe, atëbotë këngëtarja kishte pohuar se po punon me EranPro Studio. /Telegrafi/