Telegrafi

Venera: Do këndoja edhe maqedonisht

Fituesja e edicionit të dytë të The Voice of Albania ka shkëlqyer në finalen e madhe dhe sigurisht se priten edhe projekte të saj në të ardhmen. E intervistuar nga Top Channel, Venera zbuloi se pa problem do të këndonte edhe në maqedonisht.

“Arti nuk njeh limite gjuhësh, kufij apo të tjera si këto. Unë mund të këndoj në secilën gjuhë. Për shembull, para 2-3 javësh kam dëgjuër për herë të parë një këngë kineze dhe më bëri të qaja, pa e kuptuar asnjë fjalë. Pra, varet se si depërton kënga te publiku, a mund të arrij të krijoj një emocion”, ka theksuar bukuroshja nga Struga e Shqipërisë Lindore. /Telegrafi/