Telegrafi

Venera dhe Lindi nisin pushimet, duken më të dashuruar se kurrë (Foto)

Çifti i njohur Lind Islami dhe Venera Lumani pas një vere mjaft të ngjeshur me angazhime rreth muzikës, kanë vendosur që në fund të sezonës t’i japin vetes disa ditë pushim.

Së fundmi ata kanë bërë të ditur se ndodhen së bashku në pushime, e ndërsa destinacioni i tyre ka qenë Turqia.

Venera ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shfaqet mjaft e lumtur pranë Lindit, madje nuk heziton që të shkrepë ndonjë fotografi edhe pa dijeninë e tij.

Në një nga fotografitë e publikuara , këngëtarja shfaqet me bikini duke notuar brenda ujit, e ndërsa në mbishkrimin e fotos ka treguar se i pëlqen shumë kjo gjë. /Telegrafi/