Telegrafi

Venera dhe Lindi, dijnë apo s’dijnë të gatuajnë? Shikoni çfarë u bëjnë pastave (Video)

Çifti i njohur Venera Lumani dhe Lind Islami ka pak kohë që janë kthyer nga pushimet e tyre verore në Turqi, gjersa tani do të vazhdojnë aktivitet e tyre në Tiranë, qytetin në të cilin bashkëjetojnë prej vitesh.

Së fundmi ata kanë qenë të ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, ku sipas formulës së këtij programi ata janë detyruar të gatuajnë një specialitet që ata dijnë ta bëjnë më së miri.

Çifti kishte vendosur të përgaditste disa spageti, por gjatë gatimit në momentin që Lindi duhej t’i vinte ato në zjarrë për ti zier, i theu pa dashje. Ka qenë më pas Venera ajo e cila ka marrë spgeti të reja dhe i ka vënë ashtu siç duhet për tu zier.

Këngëtarja ka publikuar këtë video me fansat duke e ndarë bashkë me ta këtë moment aq qesharak. /Telegrafi/