Një burrë i ka shpëtuar vdekjes për një fije floku, pasi tentimi për ta vrarë me autobombë dështoi, kur bomba që ishte vendosur brenda veturës nuk eksplodoi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur burri hyn në veturë dhe ajo papritmas merr fjalë në pjesën e poshtme, duke i dhënë atij kohë të mjaftueshme që të ikë dhe t’i shpëtojë më të keqes, transmeton Telegrafi.
Ai fillimisht hapë derën e veturës së parkuar në qytetin rus Rostov, dhe derisa futet brenda shikon anash, sikur ta dinte se dikush po planifikonte ta vriste.
Por në momentin që vetura përfshihet nga tymi ai del nga vetura, derisa një kalimtar rasti i ndihmon të largohet që të mos e pësojë nga ndonjë shpërthim i mundshëm.
Kalimtari i rastit nuk u kursye fare, pasi u rikthye tek vetura për të parë nëse dikush tjetër kishte mbetur brenda. Ndërsa pronari i veturës Mercecedes është dërguar me urgjencë në spital, ku gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Policia ruse ka filluar hetimet, dhe rastin është duke e trajtuar si tentim vrasje. /Telegrafi/