Site icon Telegrafi

Vendosja e rregullave të reja nga Koreja e Jugut ul çmimin e Bitcoin

Çmimi i Bitcoin pësoi një rënie të martën, për të arritur një nivel minimal prej 4 javësh nën 12 mijë dollarë, pas paralajmërimeve që bëri Qeveria e Koresë së Jugut për vendosjen e rregullave të reja për të futur brenda kuadrit rregullator tregtinë e monedhave digjitale brenda vendit.

Ndërkohë, ministri i Financave të Koresë së Jugut, Kim Dong Yeon u shpreh se ndalimi i tregtimit të monedhave digjitale ishte ende një opsion.

Goditja e fundit e ka ulur së tepërmi çmimin e Bitcoin nga rekordi i lartë rreth 20 mijë dollarë që arriti në mes të dhjetorit.

Ndërkohë, edhe monedhat e tjera digjitale si Etherum dhe Ripple kanë shënuar gjithashtu një rënie të ndjeshme./Telegrafi/

Exit mobile version