Site icon Telegrafi

Vendosja e Presidencës në objektin e MKRS-së, protestojnë punëtorët e kësaj ministrie

Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), kanë protestuar kundër vendosjes së Presidencës në objektin e kësaj ministrie.

Ata po kërkojnë që mos të zhvendosën nga objekti deri t’u bëhet një zgjidhje për t’u vendosur në ndonjë objekt publik, që nuk do të kishte kosto të qerasë.

Lexo po ashtu Hoti: Zhvendosja e Presidencës në zyrat e MKRS-së dhe MBPZHR-së, rritje e shpenzimeve qeveritare për qira

Bashkë me punëtorët protestues ka qenë edhe kryetari i sindikatës së MKRS-së, Labinot Berisha.

Ndryshe lidhur me këtë çështje dje ka reaguar edhe ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i cili theksoi se zhvendosja e Presidencës në zyrat e MKRS-së  rrit koston e shpenzimeve qeveritare për qira. /Telegrafi/

Exit mobile version