Tellman Knudson është një amerikan i cili vendosi të vrapojë rreth SHBA-ve këmbëzbathur. Qëllimi i vrapimit të tij është tërheqja e vëmendjes së njerëzve për ndihmë të të rinjve të pastrehë në Amerikë.
"Qëllimi im është që t’i mbledh 100 milion dollarë për të rinjtë e pastrehë. Ne po vrapojmë rreth vendit këmbëzbathur, në mënyrë që të tërheqim vëmendjen e njerëzve, që ta realizojmë këtë qëllim, ka thënë ai.
Nudson thotë se çdo vit, rreth dy milion të rinj të moshës në mes 12 e 24 vjeçar, mbesin pa kulm mbi kokë.
Ai shton se nga të gjithë njerëzit të cilët kanë vrapuar nëpër vend me qëllime bamirësie, ai është i pari që vrapon këmbëzbathur.
"Unë emocionohem kur bëj gjëra që nuk i ka bërë askush më parë. Thjeshtë, më pëlqejnë sfidat e mira. Me këto ide zgjohem në mëngjes. Unë vendosa të vrapoj këmbëzbathur sepse asnjë më parë nuk ka vepruar kështu, dhe doja që të shihja se çka mund të ndihmojnë njerëzit për këtë, ka thënë ai. /rtv21/