Telegrafi

Vendosi të vallëzoi në stilin “krimb”, australianes i kushtoi shtrenjtë – u përplas me fytyrë për dyshemeje dhe theu dhëmbin

Një vajzë e re që kishte shkuar në një klub nate që të argëtohet, vendosi të argëtoj të pranishmit me vallëzim, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë – konkretisht 3 mijë dollarë faturë nga dentisti.

Gjithçka ndodhi kur ajo filloi të vallëzonte në stilin e “krimbit”, dhe në një moment humbi baraspeshimin dhe u përplas me fytyrë për dyshemeje, duke bërë që dhëmbi i përparmë t’i thyhet dhe t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, transmeton Telegrafi.

Lucy Mallard kishte shkuar në një klub nate në Sydney të Australisë, e kur vendosi të shfaq talentin e saj në vallëzim nuk kishte menduar se do t’i kushtojë shtrenjtë.

Në momentin që u ulë në tokë për të vallëzuar në stilin “krimb”, ajo humbi forcën në duar dhe përfundoi me fytyrë e përplasur për dysheme.

E pavarësisht se dheu dhëmbin dhe lëndoi buzët, ajo e pranoi me sportivitet duke mos mundur të ndalet duke qeshur.

Më vonë është bërë e ditur se ky veprim tek një dentist i kushtoi hiq më pak se 3 mijë dollarë – duke ia rikujtuar se herën tjetër duhet të mendoj mirë para se të vendosë të vallëzojë “krimb”. /Telegrafi/