Pasi ajo dhe partnerja e saj vendosën të largoheshin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtëpia e re e Ellen DeGeneres në Britaninë e Madhe u dëmtua nga përmbytjet.
Siç shkruan Pagesix, vila e prezantueses së njohur dhe të dashurës Portia de Rossi në Cotswolds u shkatërrua nga përmbytjet që përfshinë Britaninë e Madhe.
Siç thonë më tej, prona prej 43 hektarësh tashmë është e rrethuar nga një liqen si një moçal pas disa ditësh shiu dhe erë të dendur.
Meqë ra fjala, DeGeneres thuhet se u shpërngul jashtë vendit sepse nuk donte të jetonte në ShBA pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale këtë vit.
Një burim i tha më parë TMZ se komediania dhe partnerja u ndjenë të zhgënjyer nga rezultatet dhe u vendosën në shtëpinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, të cilën thuhet se e blenë para zgjedhjeve.
Ndonëse mediat nuk zbuluan se prezantuesja 66-vjeçare foli kundër Trump, ajo mbështeti publikisht kandidaturën e Kamala Harris.
“Nuk ka asgjë më të fuqishme se një grua, koha e së cilës ka ardhur. Mezi pres që Kamala Harris të jetë presidentja jonë e ardhshme”, shkroi DeGeneres në Instagram në gusht të këtij viti.
DeGeneres dhe De Rossi jetonin në Kaliforni, ku gjithashtu përjetuan edhe më herët përmbytje të rënda përpara se të shpërnguleshin. /Telegrafi/