Telegrafi

Vendosi të ndërpriste lidhjen, gruaja e pëson keq – ish i dashuri i saj i hedh benzinë dhe i vë zjarrin

Një punëtore e dyqaneve ruse ka mbetur me djegie të tmerrshme pasi ish-dashnori i saj dyshohet se i hodhi benzinë dhe i vuri zjarrin kur ajo vendosi të ndërpriste lidhjen në mes tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se si Tatiana Osokina, 39 vjeçe, duke u fut në një dhomë stafi nga një burrë 41-vjeçar që shkoi në dyqan në Solikamsk, Rusi.

Siç është raportuar, ai pastaj e zhyti atë në benzinë dhe i vendosi zjarrin – pas së cilës burri i identifikuar si Alexander Mazzherov u largua nga aty.

Viktima e tmerruar është parë më pas duke dalë nga dhoma e përfshirë në flakë.

Kolegia e zonjës Osokina ndihmoi atë të ndalte zjarrin, duke parandaluar që ajo të pësonte djegie shumë më serioze.

Ai u arrestua nga policia, menjëherë pas kësaj.

Viktima pësoi djegie 35 për qind në pjesën e sipërme të trupit të saj dhe është në një “gjendje të rëndë”. /Telegrafi/