Presidenti i Rusisë, Valdimir Putin ka përjetuar një moment të keq në një ndeshje hokeji.
Ai ka bërë një ekip të tijin me disa legjenda nga NHL liga, dhe ka luajtur përballë kundërshtarëve të tij.
Por në një moment Putin është rrëzuar keq dhe ai moment nuk i ka ikur assesi fotografëve të ndeshjes.
Putin kishte pasur të veshur fanellën me numër 11, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua lartë pasi arriti të shënoi edhe gol.
Në fund skuadra e presidentit rus fitoi ndeshjen me rezultat 9-5, por Putin nuk do ta harroi lehtë këtë foto dhe rrëzimin spektakolar të tij. /Telegrafi/