Një burrë në Spanjë mendoi se do të ishte veprim i qëlluar nëse do ta filmonte veten duke hedhur nga rruga një frigorifer.
“Riciklimi? Hajde ta riciklojmë”, dëgjohet në video duke thënë autori i këtij veprimi të shëmtuar, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, nuk kaloi shumë sekonda dhe aty befasisht u shfaq garda civile e Spanjës, që e identifikoi dhe e urdhëroi ta nxjerr sërish në rrugë frigoriferin së bashku me mikun që e filmonte.
Për këtë veprim, me ligjet në fuqi në Spanjë personat që hedhin mjete të forta, në veçanti ato të hekurta mund të dënohen deri në 45 mijë euro, por deri më tani nuk dihet nëse është ngritur ndonjë padi ndaj tij.
Mediat lokale raportojnë se burri në video punon në një dyqan ku shihen pajisje elektronike, por pas këtij veprimi besohet se pronari i lokalit e ka shkarkuar. /Telegrafi/
#ÚLTIMAHORA | Despiden y multan con 45.000 euros al joven que lanzó una nevera por un monte de #Almeria
Los compañeros del Seprona ha identificado a este hombre que se grabó lanzando un frigorífico en un monte.👏👏 pic.twitter.com/zdubu2ZxBx
— AUGC Guardia Civil 🇪🇸 (@AUGC_Comunica) July 31, 2019