Telegrafi

Vendosi qenin në prehër dhe ia la drejtimin e timonit – arrestohet burri izraelit

Një burrë izraelit i cili filmoi qenin e tij duke “vozitur” makinën e tij u arrestua të hënën pasi videoja u publikua në platformat e mediave sociale.

Siç raportohet, 35-vjeçari, një banor i fshatit arab të Ein Naqquba pranë Jerusalemit, ngarkoi videon e qenit të tij duke qëndruar në prehrin e tij me dy putrat e përparme të kafshës duke mbajtur timonin ndërsa vozisin nëpër rrugë të ngushta.

Policia e zonës së Jerusalemit tha se shoferi u arrestua dhe u dërgua për t’u marrë në pyetje nën dyshimin për drejtim të pakujdesshëm. Ai do të përballej me një seancë paraburgimi të hënën pasdite.

Pas arrestimit të burrit, policia zbuloi se automjeti i tij nuk kishte një certifikatë të rregullt, duke shtuar shkeljet e këtij burri.

“Ata që kryejnë akte të tilla rrezikojnë jetën e njerëzve. Ne do të vazhdojmë të veprojmë për zbatimin e kundërvajtjeve të rënda në trafik dhe ndjekjen penale të të dyshuarve që rrezikojnë kalimtarët e rrugës me veprimet e tyre”, thuhet në një deklaratë të policisë. /Telegrafi/