Site icon Telegrafi

Vendosi pesë bonbone mbi njëri-tjetrin, britaniku thyen rekordin e mëparshëm të Guinness

Rekordi i mëparshëm i Guinness për vendosjen e bonboneve M&M mbi njëri-tjetrin u thye nga inxhinieri britanik Will Cutbill.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ishte mërzitur një ditë gjatë bllokimit të tretë të Mbretërisë së Bashkuar për shkak të COVID-19 kur u përpoq “të bashkonte” disa M&M.

Ai u përpoq të vendoste njërin mbi tjetrin bonbone të M&M për orë të tëra para se më në fund të arrinte të vendoste pesë.

“Ata nuk janë aq të sheshtë sa mendoni, ato janë mjaft sferike, kështu që vendosje mbi njëri-tjetrin është si ekuilibër i topave të futbollit. Unë isha mjaft i ngazëllyer kur e bëra, nuk mund të gënjej”, citohet të ketë thënë Will Cutbill.

Ndryshe, rekordi ishte mbajtur më parë nga Silvio Sabba nga Italia dhe Brendan Kelby nga Australia, që të dy vendosën katër bonbone të M&M mbi njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version