Telegrafi

Vendosi kamera në tualetin e femrave – ky është dënimi për të! (Foto)

Një ish-punëtori të McDonald’s i është ndaluar që të futet në cilindo restorant të kësaj kompanie në Angli, pasi kishte pranuar se kishte vendosur kamera në tualetin e femrave.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Luke Whiting, 21, la një telefon në pjesën e tualetit të ndarë për femra, në restorantin ku ai punoi, e cila u gjet nga një punëtor.

Pas kësaj, bëhet e ditur se Policia u thirr në restorantin McDonald në Ipswich, Suffolk, Angli, më 18 tetor, ku Whiting u arrestua.

Ai ishte marrë në pyetje rreth incidentit dhe kishte pranuar se kishte vendosur kamera në tualetet e grave.

Ndonëse seanca për gjykimin e tij është shtyrë, atij i ishte ndaluar të futet në cilindo nga 1,249 restorantet e McDonald në vend. /Telegrafi/

Fotografia kryesore: ILUSTRIM